Dalin pamjet/ Sara Hoxha feston ditëlindjen me të dashurin e saj, Erik Fullani! Ja kush e shoqëron dyshen
Influencerja Sara Hoxha feston sot ditëlindjen e 33-të. Kjo e gjen ndryshe, pas hapjes së një kapitulli të ri në jetë me gjetjen e personit të zemrës, biznesmenin Erik Fullani.
Por, ata këtë ditëlindje të parë që i gjen bashkë nuk kanë zgjedhur ta festojë vetëm.
Të dy kanë marrë rrugë drejt Sicilisë ku do kalojnë pushimet në një vilë me miq.
Arbër Bytyqi e Arbër Çepani janë ndër miqtë që poashtu kanë marrë rrugë drejt Sicilisë në një pushim të zgjatur disa ditor.
Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë pushtuar me spekulimet për një lidhje të mundshme mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës. Dyshimet për një romancë mes tyre nisën pas publikimit të disa fotografive, ku dyshja ndodheshin në të njëjtin vend bregdetar në jug të Shqipërisë.
Zërat u përforcuan edhe më shumë pas pjesëmarrjes së të dyve në festën e ditëlindjes së djalit të aktores Olta Gixhari, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, Sara ka shtuar një tjetër detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e saj, ajo ka filluar të ndjekë Erikun në ‘Instagram’.