Detarët mund të sigurohen duke lundruar online në SIGAL

Aksidentet detare në brigjet e Jonit nuk kanë munguar gjatë sezonit turistik. Disa ditë më parë u dëmtua një turist gjerman. Nuk ishte rasti i parë. Fatkeqësisht, raste të tilla ndodhin shpesh gjatë verës.
Sipas ligjit nr. 32/2021, të gjitha mjetet lundruese duhet të kenë siguracion për dëme ndaj palëve të treta.
Kontrollet për zbatimin e këtij ligji çuan, më 10 qershor, në vendosjen e 41 masave ndëshkuese vetëm në bregun e Ksamilit.
34 prej masave të marra nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kishin të bënin me mungesën e dokumentacionit, kryesisht të siguracionit të detyrueshëm.
Siguracioni i detyrueshëm për mjetet e vogla lundruese shpesh shihet si barrë. Në të vërtetë është garanci, mbrojtje dhe qetësi, është një domosdoshmëri për sigurinë në det.
Dy vite më parë, dy pushues u goditën rëndë nga një mjet lundrues. Ata mbetën me paaftësi të përhershme.
Drejtuesi i mjetit kishte një policë sigurimi MVL. Polica kushtonte vetëm 7 mijë lekë.
Kompania SIGAL, lider në treg, pagoi 130 mijë euro dëmshpërblim për të dëmtuarit.
Nëse nuk do të kishte siguracion, këtë barrë financiare do të duhej ta mbulonte vetë drejtuesi i mjetit.
Kjo është arsyeja pse sigurimi është i domosdoshëm. Ai mbron pronarin dhe u paguan dëmin të dëmtuarëve. Në SIGAL ky proces ndodh shpejtë dhe lehtë.
Sigurimi i mjeteve të vogla lundruese mbulon deri afërsisht në 500 mijë euro ndaj palëve të treta në ujrat detare dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë.
Në Shqipëri, ky sigurim ofrohet nga SIGAL INSURANCE GROUP. Çmimet fillojnë nga vetëm 6 mijë lekë në vit.
Pajisja me sigurimin e detyrueshëm dhe atë vullnetar lehtëson lëvizjen në ujërat kombëtare.
Ajo heq barrën financiare nga pronari për dëmet që mund të shkaktojë aksidentalisht.
Në SIGAL, këtë detyrim ligjor mund ta plotësoni lehtësisht:
Online në adresën: https://sales.sigal.com.al/onlineinsurancepolicy/#klikProdukt
Ose me email në: [email protected]
Në fund të ditës, çdo detar e di se deti është i bukur, por edhe i paparashikueshëm.
Ndaj, përpara se të lundrojnë në ujërat tona, është e mençur të lundrojnë më parë online dhe të sigurojnë mjetin e tyre. SIGAL e bën këtë proces të shpejtë, të lehtë dhe të besueshëm. Një klik larg, një garanci më shumë për një sezon të qetë dhe pa shqetësime në det.