Irani hedh poshtë propozimet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës: Të tepërta dhe të paarsyeshme
Lajmifundit
/
30 Mars 2026, 12:34
Bota

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, e ka cilësuar si “të tepërt dhe të paarsyeshme” paketën prej 15 pikash të propozuara nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas Iran International me seli në Londër, Baghaei theksoi se nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me Uashingtonin, ndërsa mesazhet nga SHBA-ja kanë ardhur përmes ndërmjetësve, përfshirë Pakistanin.
Ai shtoi se qëndrimi i Iranit mbetet i qartë dhe se vendi do të vazhdojë të përqendrohet në kuadrin e vet për çështjet në diskutim.


