Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë
Lajmifundit
/
30 Mars 2026, 13:48
Aktualitet

Një mjet përfshihet nga flakët duke u djegur totalisht në parkimin e teqesë së fshatit Kreshovë të Kolonjës.
Sipas informacioneve, konfirmohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa vetë drejtuesi ka deklaruar se ka hyrë në teqe për të ndezur qiri dhe në atë moment mjeti është përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë duke bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga ana e policisë po bëhen veprimet lidhur me rastin.


