"Po negociojmë me Iranin, ka përparim", Trump: Nëse nuk hapin Hormuzin, do hedhim gjithçka në erë

Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se SHBA-të në 'diskutime serioze' me një regjim iranian 'të ri' dhe 'më të arsyeshëm'
Në postimin e tij të fundit në Truth Social, Donald Trump pretendoi se SHBA-të janë në “diskutime serioze” me një “regjim të ri dhe më të arsyeshëm” për t’i dhënë fund luftës së tyre kundër Iranit përkrah Izraelit.
Nga ana tjeter kreu i Shtepise se Bardhe ka paralajmeruar se nese nuk ka perparime ne hapjen e ngushtices se Hormuzit, SHBA do te ashpersojne bombardimet ndaj pikave kritike te infrastruktures se Iranit te cilat jane kursyer deri tani.
Presidenti i SHBA-së tha:
Është bërë përparim i madh, por, nëse për ndonjë arsye nuk arrihet shpejt një marrëveshje, gjë që ndoshta do të ndodhë, dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk është menjëherë "e Hapur për Biznes", ne do ta përfundojmë "qëndrimin" tonë të këndshëm në Iran duke hedhur në erë dhe duke shkatërrur plotësisht të gjitha centralet e tyre të gjenerimit të energjisë elektrike, puset e naftës dhe ishullin Kharg (dhe ndoshta të gjitha centralet e desalinizimit!), të cilat qëllimisht nuk i kemi "prekur" ende.
Kjo do të jetë si hakmarrje për shumë ushtarë tanë dhe të tjerë që Irani ka masakruar dhe vrarë gjatë “Mbretërimit të Terrorit” 47-vjeçar të regjimit të vjetër.
Më shumë detaje së shpejti…", shkruan ai.


