Irani publikon pamjet e bastisjes së anije greke në Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)

Bota

Irani publikon pamjet e bastisjes së anije greke në Ngushticën e

Zhvillimet rreth anijes kontejnerësh në pronësi greke “Epaminondas” morën një kthesë dramatike mbrëmë, pasi pronari i anijes, Technomar Shipping Inc., më në fund konfirmoi se anija është nën kontrollin e forcave iraniane, duke përmbysur imazhin fillestar që ishte krijuar më herët gjatë ditës.

Sipas një përditësimi të fundit nga kompania drejtuar Ministrisë së Transportit Detar, ushtarët iranianë hipën në anije dhe urdhëruan kapitenin të drejtohej drejt ishullit Larak, në hyrje të  Gjirit Persik.

Ky zhvillim në thelb konfirmon sekuestrimin e anijes, i cili fillimisht ishte mohuar, duke sinjalizuar një fazë të re të përkeqësimit të situatës në Ngushticën e Hormuzit në përpjekjen e Teheranit për të vendosur kontroll mbi transportin detar.

Një video e publikuar nga Garda Revolucionare thuhet se tregon sekuestrimin e anijes Epaminondas në Ngushticën e Hormuzit. Videoja tregon ushtarë iranianë të armatosur dhe të maskuar që ngjiten mbi anën e një anijeje mallrash./euronews

ME TE LEXUARAT