Lufta Izrael-Iran! Të paktën pesë të plagosur në Tel Aviv nga raketat e Teheranit

Bota

Lufta Izrael-Iran! Të paktën pesë të plagosur në Tel

Shpërthime u dëgjuan në qendër të Tel Avivit, ku një kolonë gjigante tymi u ngrit. Ndërtesat në qendër të Tel Avivit u drodhën nga shpërthimi.

Ushtria izraelite njoftoi se Irani ka lëshuar të paktën 100 raketa drejt Izraelit. Bum të fuqishëm u dëgjuan në Tel Aviv. Të paktën persë persona janë plagosur këtë të premte në Tel Aviv të Izraelit, si pasojë e sulmeve iraniane me raketa balistike.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se një tjetër breshëri me dhjetëra raketa balistike është qëlluar nga Irani drejt Izraelit. Ushtria përsëriti thirrjen e saj për civilët “të qëndrojnë në strehimore kundër bombave ndërsa mbrojtja ajrore punon për të eliminuar kërcënimet”.

Shpërthime të forta u dëgjuan gjithashtu në Jerusalem pas alarmit për raketa iraniane, raportuan gazetarët e AFP-së në vendngjarje. Izraeli thotë se banorët në të gjithë vendin duhet të qëndrojnë afër hapësirave të mbrojtura dhe të minimizojnë lëvizjen në zonat e hapura.

Grumbullimet gjithashtu duhet të shmangen, shton ai, dhe nëse lëshohet një alarm, njerëzit duhet të shkojnë në një hapësirë ​​të mbrojtur derisa të jepet një përditësim zyrtar.

ME TE LEXUARAT