Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani dhe Kina propozojnë planin e paqes me 5 pika kyçe

Pakistani (një nga ndërmjetësit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit) dhe Kina kanë shpallur një iniciativë të re për paqen në Lindjen e Mesme.
Kjo iniciativë u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ nga Barak Ravid, korrespondent i Çështjeve Globale në Axios dhe përmban 5 pika kyçe.
"Pakistani (një nga ndërmjetësit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit) dhe Kina shpallin një iniciativë të re paqeje:
1. Armëpushim i menjëhershëm
2. Hapja e negociatave
3. Ndërprerja e sulmeve ndaj objektivave të infrastrukturës (energji, ujë, etj.)
4. Rihapja e Ngushticës së Hormuzit
5. Një marrëveshje paqeje me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara", ka shkruar Barak Ravid në rrjetin social ‘X’, ku ndau një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Pakistanit./Shqiptarja


