Mbronte anijet që kalonin në Ngushticën e Hormuzit, Irani fundos me shpërthim “arsenalin lundrues”

Bota

Mbronte anijet që kalonin në Ngushticën e Hormuzit, Irani fundos

Një anije që shërbente si një “arsenal lundrues” për kompani të sigurisë detare është sekuestruar në Gjirin e Omanit nga personel ushtarak iranian, sipas firmës së menaxhimit të riskut Vanguard.

Sipas Organizatës Britanike të Operacioneve të Tregtisë Detare, anija është duke u shoqëruar drejt ujërave territoriale të Iranit. BBC raporton se, sipas të dhënave të MarineTraffic, anija me flamur të Hondurasit kishte transmetuar për herë të fundit pozicionin e saj në veri-lindje të Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa kishte lundruar pranë brigjeve të Omanit dhe Emirateve gjatë muajit të fundit.

Anija, e identifikuar si “Hui Chuan”, dyshohet se funksiononte si një platformë për ruajtjen e armëve të përdorura nga roje private që mbrojnë anijet tregtare nga sulmet në det të hapur.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë ndodhej në bord në momentin e sekuestrimit dhe për çfarë qëllimi përdorej konkretisht.

Këto lloj anijesh janë përdorur më parë në zona si Deti i Kuq dhe Gjiri i Adenit, për të lehtësuar furnizimin me pajisje të sigurisë për mbrojtjen e anijeve tregtare nga pirateria.

Ngjarja vjen në një periudhë tensionesh të rritura në rajon, pasi së fundmi është raportuar edhe për një tjetër incident detar pranë brigjeve të Omanit, ku një anije me flamur indian u dëmtua pas një shpërthimi të dyshuar si sulm me dron ose raketë, ndërsa ekuipazhi është shpëtuar.

 

 

ME TE LEXUARAT