Mojtaba Khamenei: Marina jonë gati tu shkaktojë humbje të rënda amerikanëve

Bota

Mojtaba Khamenei: Marina jonë gati tu shkaktojë humbje të

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka dhënë një deklaratë me rastin e përvjetorit të themelimit të Republikës Islamike dhe ditëlindjes së babait të tij, që përkujtohet nesër.

Në deklaratën e shpërndarë përmes Telegramit, Mojtaba Khamenei ka vlerësuar mbrojtjen e Iranit nga ushtria iraniane kundër Shteteve të Bashkuara.

Në kontekstin e armiqësive të reja në Ngushticën e Hormuzit, ai ka paralajmëruar se “marina e guximshme iraniane është gati t’u shkaktojë humbje të reja dhe të rënda armiqve të saj”.

Udhëheqësi Suprem mori komandën pasi babai dhe paraardhësi i tij, Ali Khamenei, u vra në një sulm amerikan në fillim të luftës. Besohet se edhe Mojtaba Khamenei është plagosur.

Që atëherë ai nuk është parë apo dëgjuar më publikisht dhe deklaratat e tij publikohen vetëm me shkrim ose lexohen me zë të lartë.

ME TE LEXUARAT