Sulmohet me dronë porti kryesor tregtar në Kuvajt, dëme të mëdha materiale
Lajmifundit
/
27 Mars 2026, 09:03
Bota

Kuvajti njofton se porti i tij kryesor tregtar është sulmuar nga dronë të cilët i ka cilësuar si “armiqësorë”.
Në një deklaratë zyrtare, Autoriteti Portual i Kuvajtit bëri të ditur se objektiv i sulmit ka qenë porti Shuwaikh Port.
Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk raportohet për viktima në njerëz.
Autoritetet shtuan se në port janë aktivizuar procedurat e emergjencës, ndërsa situata po monitorohet nga strukturat përkatëse.


