IKMT zbarkon në Radhimë, shembet një restorant, pritet prishja e 4 objekteve të tjera pa leje

Aktualitet

IKMT zbarkon në Radhimë, shembet një restorant, pritet prishja e

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë mëngjesin e kësaj të premteje një aksion në zonën e Radhimës, ku pritet të shemben 5 objekte, përfshirë një restorant dhe disa konstruksione të lehta.

Sipas informacioneve, puna ka nisur me prishjen e një objekti të llojit restorant, ndërsa deri më tani nuk është hasur kundërshtim nga administratorët e subjektit.

Autoritetet bëjnë me dije se banorëve dhe subjekteve që preken nga ky aksion u është lënë një afat prej 2 orësh për të liruar objektet që do të shemben.

Aksioni i IKMT-së vjen në kuadër të ndërhyrjeve për lirimin e hapësirave publike dhe goditjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare.

ME TE LEXUARAT