Po kalonte pushimet e Pashkëve me familjen, 12-vjeçari humb jetën pasi mbeti i bllokuar në një xhakuzi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 12-vjeçar nga San Benedetto del Tronto, ka humbur jetën pasi mbeti i bllokuar për më shumë se 12 minuta në një xhakuzi. Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa ai ishte duke pushuar me familjen e tij në Pennabilli, afër Rimini.
Mediat italiane shkruajnë se këmba e djalit kishte mbetur e bllokuar në grykën e thithjes së instalimit, duke e mbajtur të zhytur nën ujë. Ai është nxjerrë pa ndjenja nga uji dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Infermi të Rimini, ku pas katër ditësh në kujdes intensiv, ka humbur jetën.
Aksidenti dramatik dhe përpjekjet e shpëtimit
Tragjedia ndodhi mëngjesin e Pashkëve, kur djali, me pushime me prindërit dhe xhaxhallarët, ndodhej në vaskën e nxehtë të një hoteli në Pennabilli, afër Rimini. Sipas raporteve fillestare, këmba e fëmijës u bllokua në një nga grykat thithëse.
Thithja e fuqishme e pengoi atë që të dilte nga xhakuzi dhe pavarësisht përpjekjeve të prindërve të tij për ta nxjerrë.
Autoritetet italiane po përpiqen të përcaktojë nëse ka pasur neglizhencë nga ana e hotelit, veçanërisht në lidhje me mirëmbajtjen dhe sistemet e sigurisë së objektit.
Ata po mbledhin dëshmi dhe po analizojnë xhakuzin për të përcaktuar nëse kishte ndonjë keqfunksionim në grykë ose pajisje sigurie. Objekti është sekuestruar, ndërsa hetuesit vazhdojnë të monitorojnë rastin.


