Presidenti amerikan mbron sulmet ndaj Iranit dhe sfidon kritikët, Trump; Maga jam unë!

Bota

Presidenti amerikan mbron sulmet ndaj Iranit dhe sfidon kritikët, Trump;

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj kritikave nga disa figura të njohura konservatore në SHBA, si Tucker Carlson dhe Megyn Kelly, që kanë shprehur rezerva për sulmet ndaj Iranit.

“Duhet të bëj atë që është e drejtë. Nuk mund të lejojmë që Irani të ketë armë bërthamore. Kjo është prioriteti im”, tha ai.

Më pas ai shtoi: “MAGA jam unë, jo ata të dy”, duke iu referuar sloganit të tij “Make America Great Again”.

Për Megyn Kelly-n u shpreh se “më ka kritikuar prej vitesh dhe unë kam fituar çdo herë”, ndërsa theksoi se mbështetësit e tij “duan një Amerikë të sigurt dhe të fortë” dhe se veprimet e tij shkojnë pikërisht në këtë drejtim./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT