Presidenti i Iranit: Dy kushte kyçe për paqe — ndërprerja e sulmeve nga SHBA dhe Izraeli, dhe garanci për mos-përsëritje

Bota

Presidenti i Iranit: Dy kushte kyçe për paqe — ndërprerja

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha në një telefonatë me kryeministrin indian Narendra Modi se një parakusht për t'i dhënë fund luftës dhe konfliktit në rajon është ndërprerja e menjëhershme e agresionit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, së bashku me garancitë kundër përsëritjes së veprimeve të tilla në të ardhmen.

Këtë kusht e bëri të ditur në një postim në rrjetin social ‘X’ Ambasada Iraniane në Indi.

Pezeshkian gjithashtu propozoi krijimin e një kuadri rajonal sigurie të përbërë nga vendet e Azisë Perëndimore, që synon sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon përmes bashkëpunimit rajonal pa ndërhyrje të huaja./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT