“Skuadrat e dërguara nga BE gjetën probleme me prodhimin e qumështit e mishit”, Rama jep alarmin

Politikë

“Skuadrat e dërguara nga BE gjetën probleme me prodhimin e

Kryeministri Edi Rama ka dhënë alarmin ditën e sotme për sigurinë ushqimore në vend duke theksuar se ajo është larg të qenit në nivelet e Bashkimit Europian.

Madje, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS, Rama theksoi se situate alarmanete është konstatuar së fundi.

Gjatë fjalës për negociatat për integrimin në BE, Kryeministri theksoi se fabrikat e prodhimit të mishit dhe qumështit, janë kontrolluar së fundi nga afër prej ekspertëve të BE.

Dhe rezultatet sipas Ramës, janë qenë negative.

Deklarata:  

“BE ka dërguar skuadra në vendet ku përgatitet e prodhohet qumështi dhe mishi.

Rezultatet janë larg të qenit një vend me të cilin mund të hapen negociatat”, theksoi Rama.

Në fakt mediat kanë raportuar vazhdimish problematika sa i përket cilësisë së produkteve të qumështit dhe mishit, por shteti ka bërë një vesh të shurdhër për këtë cështje duke lejuar privatët të abuzojnë me sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik në vend.

ME TE LEXUARAT