Putin telefonatë me Trump: Jemi gati për një armëpushim me Ukrainën më 9 maj

Bota

Putin telefonatë me Trump: Jemi gati për një armëpushim me

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës ka shprehur gatishmërinë për të shpallur një armëpushim rreth Ditës së Fitores më 9 maj, sipas agjencisë ruse TASS.

Telefonata, që sipas Kremlinit zgjati rreth një orë e gjysmë, ka përfshirë diskutime mbi situatën në Lindjen e Mesme, si dhe zhvillimet lidhur me luftën në Ukrainë.

Këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov deklaroi se Donald Trump beson se një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë është tashmë afër.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa mbetet për t’u parë nëse biseda do të pasohet nga hapa konkretë diplomatikë.

ME TE LEXUARAT