Rrëzohet avioni gjerman në alpet austriake, katër persona të vdekur
Lajmifundit
/
6 Korrik 2025, 12:00
Bota
Një aksident ajror ka ndodhur ditën e shtunë më 5 korrik ku një avion i vogël që u nis nga Gjermania është rrëzuar në Alpet Austriake, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në bord.
Mediat e huaja raportojnë se avioni u rrëzua pranë Wald im Pinzgau në provincën e Salzburgut rreth orës 12:45, ku si pasojë e përplasjes avioni shpërtheu në flakë.
Policia bëri me dije se viktimat janë tre burra dhe një grua, të cilët besohet të jenë me kombësi gjermane.
Avioni ishte nisur nga një aeroport në Oberschleissheim, pranë Mynihut.
Deri më tani ende nuk dihet shkaku që çoi në këtë tragjedi ajrore.