Shefi i Sigurisë së Iranit: Ndryshe nga SHBA-të, ne jemi gati për një luftë të gjatë
Lajmifundit
/
2 Mars 2026, 15:26
Bota

Ali Larijani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, ka shkruar në X se "Irani, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, është përgatitur për një luftë të gjatë".
Më herët, ai kishte theksuar vullnetin e Republikës Islamike për “të mbrojtur veten dhe 6 mijë vjet qytetërim, pavarësisht çmimit”.
“Do t’i bëjmë armiqtë të pendohen për nënvlerësimin", shkroi ai./Shqiptarja


