VIDEO/ Shpërthen bomba në një makinë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, humb jetën një ushtar, plagosen 18 të tjerë

Bota

VIDEO/ Shpërthen bomba në një makinë pranë

Një shpërthim i fuqishëm me makinë-bombë ka ndodhur këtë të martë pranë një ndërtese të Ministrisë së Mbrojtjes në Damask të Sirisë, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Sipas autoriteteve siriane, një ushtar ka humbur jetën dhe të paktën 18 persona të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe civilë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë pranë Bab Sharqi, ku forcat ushtarake po përpiqeshin të çaktivizonin një tjetër mjet shpërthyes të zbuluar më herët, kur një automjet shpërtheu në afërsi të tyre.

Shpërthimi ka ndodhur jashtë një godine të lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes, duke shkaktuar panik në zonë dhe dëme materiale.

Drejtori i Shërbimit të Ambulancës dhe Emergjencave në Siri, Najib al-Nassan, ka konfirmuar se të plagosurit po trajtohen në spitale të ndryshme të kryeqytetit.

Deri tani nuk ka asnjë marrje përgjegjësie për sulmin, ndërsa autoritetet siriane dyshojnë se ngjarje të ngjashme në të kaluarën janë kryer nga organizata terroriste Shteti Islamik.

ME TE LEXUARAT