Shqiptari i punon "zbor" policisë në Itali! Manovra të rrezikshme me makinë për tu arratisur

Bota

Shqiptari i punon "zbor" policisë në Itali! Manovra të

Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi akuzohet për rezistencë ndaj një oficeri publik, ndërsa tentoi të arratisej.Operacioni u krye nga oficerë të Njësisë së Operacioneve të Città di Castello.

Incidenti ndodhi në Pian d’Assino, në komunën e Umbertides (Umbria). Mediat italiane raportojnë se karabinierët kishin urdhëruar një automjet të ndalonte, por shoferi, duke mos iu bindur urdhrit, i dha gaz mjetit dhe u arratis.

Pas një ndjekjeje, shqiptari rrezikoi sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës. Ndjekja përfundoi kur 35-vjeçari humbi kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga pa përfshirë automjete të tjera.

Bazuar në provat e mbledhura, oficerët e karabinierëve e arrestuan atë në flagrancë, informon media italiane.

I dyshuari u izolua në paraburgim, teksa nuk rezulton të ishte person në kërkim apo të kishte me vete sende të kundraligjshme. Ende nuk dihet motivi i përpjekjes së tij për arratisje dhe hetimet po thellohen për të zbardhur aktivitetin e tij.Shqip

 

ME TE LEXUARAT