Shqiptari i vë flakën banesës së ish-partneres në Itali, arrestohet pas daljes nga spitali

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin apartamentit të ish-partneres së tij pas një konflikti mes tyre.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në zonën “Corso Ho Chi Min”, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se ka përdorur lëndë djegëse për të shkaktuar zjarrin, në një moment tensioni pas ndarjes që nuk e pranonte.
Si pasojë e flakëve, të dy kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spitalin “Guzzardi”. Autori i dyshuar, pas daljes nga spitali, u dërgua në burgun e Raguzës.
Ndarja që shqiptari nuk pranonte dyshohet të kenë qenë shkaku i ngjarjes.


