Trump: Sistemi i naftës i Iranit rrezikon të shpërthejë brenda 3 ditësh

Bota

Trump: Sistemi i naftës i Iranit rrezikon të shpërthejë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se sistemi i naftës i Iranit mund të “shpërthejë” brenda tre ditësh, në rast të ndërprerjeve të mëtejshme të infrastrukturës energjetike të vendit.

Trump shpjegoi për Fox News se, nëse nafta nuk mund të transportohet, “ajo vazhdon të grumbullohet mekanikisht dhe nëntokë”, duke rritur presionin në sistemet e tubacioneve dhe në strukturat nëntokësore, deri sa të shkaktojë “një çarje ose një shpërthim që mund të dëmtojë sistemin në mënyrë të përhershme”.

Presidenti shtoi se, edhe në rast rindërtimi, infrastruktura mund të rikthehet vetëm në rreth “50%” të kapacitetit të saj aktual, duke e cilësuar këtë skenar si një pasojë “shumë, shumë të fuqishme”.

ME TE LEXUARAT