Ultimatumi i ri i Trump ndaj Iranit: A do e nënshkruani marrëveshjen apo t’ju përfundojmë

Donald Trump ka lëshuar një mesazh të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani duhet të zgjedhë mes nënshkrimit të një marrëveshjeje ose përballjes me pasoja të rënda nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se forcat detare dhe ajrore të Iranit janë “shkatërruar”, ndërsa shtoi se pyetja e vetme mbetet nëse SHBA-të do të rikthehen për të “përfunduar punën” apo nëse Teherani do të pranojë të nënshkruajë një marrëveshje.
“Gjithçka është zhdukur. Marina e tyre është zhdukur. Forca e tyre ajrore është zhdukur. Pothuajse gjithçka. Pyetja e vetme është: a do ta përfundojmë? A do të nënshkruajnë ndonjë dokument? Le të shohim çfarë ndodh”, tha Trump gjatë një fjalimi.
Më herët, Trump kishte deklaruar se mbetet i hapur për një marrëveshje me Iranin, por kishte theksuar se nuk ndodhet nën presion kohe për arritjen e saj.


