VIDEO/ Aksident tragjik, kamioni me gaz të lëngshëm përmbyset dhe shpërthen në mes të autostradës!

Pamje tronditëse kanë dalë në dritë nga përmbysja dhe shpërthimi i një kamioni që transportonte gaz të lëngshëm në Santiago, Kili.
Siç raporton Reuters, ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes në kryqëzimin e rrugëve Los Atacameños dhe Avenida Fresia, pranë autostradës Autopista General Velásquez. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën të paktën katër persona, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas kreut të Policisë, shoferi i kamionit, i cili është mes viktimave, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit. Në videot që qarkulluan në rrjetet sociale, pas përmbysjes së kamionit shihet një re e dendur tymi të bardhë që mbulon autostradën dhe automjetet përreth.
???? Explosión de camión de Gasco en Ruta 5 Norte deja 4 muertos y 17 heridos en Chile.
— Extra News Mundo (@extranewsmundo) February 20, 2026
El vehículo volcó, liberó gas y segundos después se produjo el estallido. Fiscalía investiga si hubo exceso de velocidad.#Chile #Ruta5Norte #Explosión #Gasco #Emergencia pic.twitter.com/oG7MvF4I35
Pak sekonda më vonë ndodh shpërthimi, me një shtëllungë të madhe zjarri që u përhap në të gjitha drejtimet.
Shpërthimi u ndje në një rreze prej rreth 150 deri në 200 metrash dhe shkaktoi dëme në të paktën 50 automjete, sipas shërbimit zjarrfikës.
More footage has emerged of the liquified gas explosion after a gas truck overturned in Renca, Santiago in Chile yesterday.
— Volcaholic ???? (@volcaholic1) February 20, 2026
At least 4 people died and around 17 were injured.
I hope that person is OK.pic.twitter.com/OtLFbxk6Xa
Guvernatori i rajonit metropolitane të Santiagos, Claudio Orrego, deklaroi se pesë persona ndodhen në gjendje të rëndë. Flakët u përhapën edhe në një depo automjetesh të një kompanie ankandesh, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, si dhe në objekte të tjera përreth. Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë në vijim.


