Vijojnë telefonatat mes liderëve botërorë / Trump dhe Starmer diskutojnë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump këtë mbrëmje për të diskutuar “situatën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme”, tha një zëdhënëse e Downing Street.
Dyshja foli për “rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit për t’i dhënë fund ndërprerjes së transportit detar global, i cili po rrit kostot në të gjithë botën”.
“Kryeministri shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për personelin amerikan të shërbimit që ka humbur jetën gjatë konfliktit”, shtoi zëdhënësja.
“Ata ranë dakord të mbanin kontakt”, zbardhi zyra e Starmer nga biseda.
Ndërkohë, zëdhënësja tha gjithashtu se Starmer ra dakord të diskutojë situatën me kryeministrin e Kanadasë Mark Carney në një takim nesër./ORA


