“Djali më tha nuk jam i yti”, burri dyshon te gruaja pas 50 viteve martesë: Më trego të kujt janë fëmijët!

Aktualitet

“Djali më tha nuk jam i yti”, burri dyshon te gruaja pas 50

“Është shumë e rëndë që kam ardhur sot këtu, që të kërkoj moralin dhe nderin tim. Kjo grua që më ka sjellë mua këtu, më ka futu 7 pashë nën dhe”, tha në insertin prezantues të rubrikës “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, Abdyli.

Ai thotë se djali i ka thënë se ai nuk është babai i tij. Prandaj Abdyli në këtë seancë ndërmjetësi, i kërkon llogari bashkëshortes së tij, me të cilën ka gati 50 martesë, që ti tregojë se kush është babai i fëmijëve.

Abdyli: Unë sot kam ardhur për të zgjidhur një problem të rëndë, që e kam dëgjuar nga djali im. Gjatë një konflikti që kishim ën familje më thotë që ti nuk je baba im. Mua kjo më ka rënduar shumë. Prandaj e kam sjellë edhe gruan time sot, që të më tregojë se kush është babai i djalit që unë kam rritur.

Ardit Gjebrea: Ka një moment kur fëmija nxehet dhe i thotë babait në mënyrë figurative, që ti nuk je babai im.

Eni Çobani: Jo kjo është shumë e rëndë, që ti thuash që ti nuk je babai im. Është një pohim shumë i rëndë. Unë nuk kam dëgjuar në sherre familjare, që fëmija t’i thotë prindit që ti nuk je babai im. Është shumë e rëndë.

Abdyli-Meleqes: Me cilin i ke kalamajtë ti? Me kë i ke fëmijët, se kështu më tha djali jot?

Meleqe: Ore maskara mbylle gojën dhe fol mirë siç është për të folur.

Abdyli: Kush është maskara ti apo unë?!

Meleqe: Shko thoi çunit tënd, se ai është i poshtër./tvklan

ME TE LEXUARAT