Epidemi meningiti në Universitet/ Vdesin dy studentë, 11 të tjerë në gjendje të rëndë

Dy studentë në një universitet britanik kanë vdekur pas një shpërthimi ‘invaziv’ të meningjitit.
Përveç tyre, sipas mediave britanike, thuhet se 11 persona të tjerë nga Universiteti i Kentit janë aktualisht në spital dhe janë të sëmurë rëndë.
Më shumë se 30,000 studentë, staf dhe familjet e tyre janë kontaktuar nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) për t’i informuar ata për infeksionet.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se po shpërndahen antibiotikë për disa studentë në zonë, ndërsa specialistët po intervistojnë personat e prekur dhe familjarët e tyre për të identifikuar kontaktet e afërta dhe për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
UKHSA dhe Universiteti i Kentit u kanë bërë thirrje stafit dhe studentëve që nëse shfaqin simptoma të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore urgjente.
Trish Mannes, zëvendësdrejtoreshë rajonale e UKHSA për Juglindjen, tha se studentët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj simptomave që ngatërrojnë “një ftohje të keqe, grip ose edhe një ‘dehje’”.
Ajo shtoi: “Studentët dhe stafi do të ndihen të shqetësuar për rrezikun e rasteve të mëtejshme; megjithatë, ne do të donim t’i siguronim ata se kontakteve të ngushta të rasteve u janë dhënë antibiotikë si masë paraprake”./Shqip


