Çfarë i ka thënë Gretës pas eliminimit nga BBV 5? Babai i Selin: Kam folur me të, ajo është...

Ditën e sotme ka qenë në një lidhje telefonike me emisionin “Fan Club” babai i Selin, Toni Bollati. Ai ka komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Në një moment, moderatorja e emisionit, Kiara Tito, e pyeti atë edhe në lidhje me Gimbon, që mund të jetë dhëndri i ardhshëm, si dhe për Gretën që është partnerja e djalit të tij.
Toni Bollati u shpreh se ka pasur komunikime me Gretës pas largimit nga shtëpia, duke shtuar se i ka thënë ‘të do babi fort’.
“Familja ime është shumë e madhe. Për aq kohë sa është nusja ime, ajo është shtylla e shtëpisë. Kam folur me Gretën, dhe i kam dhënë mbështetjen time maksimale. I kam thënë ‘të do babi fort’”, tha Toni Bollati.


