WSJ: SHBA-të sekuestrojnë një anije nafte të lidhur me Iranin në Oqeanin Indian

Bota

WSJ: SHBA-të sekuestrojnë një anije nafte të lidhur me

Forcat e armatosura amerikane kanë sekuestruar një tanker nafte në Oqeanin Indian, i dyshuar për lidhje me Iranin, raportoi “Wall Street Journal”, duke cituar tre zyrtarë amerikanë.

Sipas raportimit, anija e identifikuar si “Skywave” ndodhej nën sanksione të Shteteve të Bashkuara që prej muajit mars, për shkak të dyshimeve se është përdorur për transportimin e naftës iraniane në shkelje të kufizimeve ndërkombëtare.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se tanker-i dyshohet se ka transportuar mbi një milion fuçi nafte, të ngarkuara në muajin shkurt nga ishulli Kharg në Iran, një zonë e njohur për aktivitetin e eksporteve të naftës.

Ndërkohë, agjencia Reuters thekson se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto raportime dhe nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane për operacionin.

Autoritetet vijojnë të mos japin detaje shtesë mbi operacionin dhe statusin aktual të anijes.

ME TE LEXUARAT