81 vite burg për ish-krerët e UÇK-s, vijon rezistenca, sërish protesta në Kosovë

Kosovë&Rajon

81 vite burg për ish-krerët e UÇK-s, vijon rezistenca,
Mijëra qytetarë në Prishtinë protestuan për të gjashtën natë radhazi në sheshin Skënderbeu kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish krerëve të UÇK

Protesta ishte vazhdim i tubimeve që nisën më 16 shtator, pas vendimit të gjyqtarit Charles Smith, ndërsa në sfond kishte flamuj kombëtarë shqiptarë, logon e ushtrisë çlirimtare dhe flamuj të shteteve të Bashkuara.

Më pankarta në duar ku u shkruajtën mesazhe “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër” qytetarët lexuan njëzëri betimin e ushtarit të UÇK dhe kërkuan drejtësi.

 

ME TE LEXUARAT