Dyshohet se fshehu krimin dhe zhduku trupin e viktimës, arrestohet shefi i policisë së Beogradit

Kosovë&Rajon

Dyshohet se fshehu krimin dhe zhduku trupin e viktimës, arrestohet shefi i

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Serbi është arrestuar në Beograd, nën dyshimet për përfshirje në fshehjen e një krimi dhe ndihmë në zhdukjen e trupit të një 52-vjeçari.

Bëhet fjalë për drejtorin e Policisë së Beogradit, Veselin Milić, i cili sipas autoriteteve dyshohet se ka qenë i përfshirë në rastin e zhdukjes së viktimës.

Sipas mediave serbe, 52-vjeçari është parë për herë të fundit në një restorant në zonën e Senjakut në Beograd, përpara se të humbiste gjurmët.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj Milić rëndojnë dyshimet për moskallëzim të një vepre penale dhe ndihmë ndaj autorit të dyshuar të vrasjes.

Pas arrestimit të tij, Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi shkarkimin e menjëhershëm nga detyra.

Në kuadër të të njëjtit hetim janë arrestuar edhe pronari i restorantit, një kamarier dhe dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Autoritetet serbe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

ME TE LEXUARAT