Policia greke shpall në kërkim shqiptarin, tentoi të përdhunonte një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara(EMRI)

Kosovë&Rajon

Policia greke shpall në kërkim shqiptarin, tentoi të

Autoritetet policore greke kanë shpallur në kërkim 64-vjeçarin shqiptar Mark Preci, i cili akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze 25-vjeçare me nevoja të veçanta në shtëpinë e saj në Kypseli.

Incidenti u filmua , me imazhet që kapnin lëvizjet e autorit të krimit disa minuta para sulmit.

Të dielën në mëngjes, 64-vjeçari shqiptar hyri në shtëpinë ku jetojnë dy binjaket me aftësi të kufizuara, ndërsa nëna e tyre mungonte dhe sipas asaj që deklaroi kjo e fundit, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht njërën nga dy vajzat e saj, ndërsa të dytën e ka sulmuar dhe grushtuar.

Siç raportoi nëna e dy vajzave, ajo kishte shkuar në farmaci për 10 minuta dhe kur u kthye në shtëpi, e gjeti autorin duke ngacmuar seksualisht njërën nga vajzat e saj. Ajo menjëherë mori një tigan dhe e goditi. Ai e sulmoi dhe e goditi me grusht në sy, ashtu siç bëri me vajzën tjetër të saj.

Pastaj nëna mori një thikë dhe filloi ta ndiqte, duke e bërë burrin të ikte.

Rasti ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët e zonës, ndërsa Policia po u bën thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë shërbimet kompetente./Ballkan

ME TE LEXUARAT