Automjeti del nga rruga në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë, vdes 34-vjeçari drejtues i mjetit, plagoset pasagjeri

Aktualitet

Automjeti del nga rruga në aksin rrugor “Bajram Curri –

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, ku ka humbur jetën drejtuesi i mjetit 34-vjeçar.

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tropojë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Bajram Curri - Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT