Kosovë/ Përpjekjet e fundit për çështjen e presidentit, shtyhet sërish seanca në Kuvend

Situata politike në Kosovë lidhur me zgjedhjen e presidentit vazhdon të mbetet e bllokuar, pasi partitë politike nuk kanë arritur ende një kompromis.
Seanca e Kuvendit, e cila ishte njoftuar të niste në orën 19:00, ka filluar me vonesë rreth orës 19:44. Megjithatë, edhe kjo përpjekje nuk solli zhvillim konkret, pasi partitë opozitare nuk morën pjesë në proces.
Pas mungesës së kuorumit dhe mungesës së dakordësisë politike, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka vendosur shtyrjen e seancës edhe një herë.
Seanca është planifikuar të rifillojë në orën 23:00, dhe konsiderohet si një nga përpjekjet e fundit për të çuar përpara procesin e zgjedhjes së presidentit, përndryshe vendi mund të përballet me zhvillime të tjera institucionale.


