“Nuk po përdorim dot makinën”/ Çmimet e naftës, qytetarët e Kosovës: E papërballueshme

Kosovë&Rajon

“Nuk po përdorim dot makinën”/ Çmimet e

Çmimet e naftës këto ditë janë shtrenjtuar dhe kjo sipas qytetarëve është e papërballueshme dhe të njëjtit kërkojnë stabilizim të çmimit.

Mes tyre, ka dhe qytetarë që e cilësojnë si krizë globale e që vijon si pasojë e luftës në Iran.

“Të gjitha janë rritur: nafta, gjërat ushqimore, krejt çmimet e mëdha, por po duhet t’i përballojmë qysh mundemi. Po e përballojmë me pension”, tha një qytetar i Kosovës.

“Me të vërtetë është gjendje shumë e rëndë, duke nis nga ajo që jemi në krizë, kjo është jashtë të gjitha normave. Mendoj se kjo është katastrofale për gjendjen ku momentalisht gjendemi.

Thuajse tash 70 për qind të kohës nuk mund të dalim me makinë për shkak të kësaj gjendje”, u shpreh një tjetër.

Ministria e Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit ka njoftuar se çmimi i naftës të dielën (12 prill) ishte 1.84 centë për litër, benzina 1.44 centë, ndërsa gazi 0.89 centë.

ME TE LEXUARAT