“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, investim që kthehet shpejt

Kryeministri i vendit, Edi Rama në Vlorë ka zhvilluar një bashkëbisedim me operatorët turistikë mbi sezonin turistik.
Rama ndau me ta lajmin për një kontratë të lidhur me Fincantierin për kantierin e Pashalimanit.
“Kemi lidhur një kontratë të madhe me Fincantierin për kantierin e Pashalimanit ku do fillojmë ndërtimin e anijeve. Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake nga Shqipëria përvec se do plotësojmë nevojat tona, edhe kjo do jetë një e mirë për ekonominë”, tha Rama.
“Kemi nevojë të investojmë shumë, por duhet edhe të balancojmë. Është e rëndësishme dhe ajo që turistët gjejnë jashtë hoteleve. Është shumë e rëndësishme të jemi të vëmendshëm ndaj pastrimit. Për plazhet kemi bërë një plan të mirë. E fundit, na duhen më shumë parkime. Dy parkime nisin së shpejti, një në Skelë një te sheshi i Lungomares, që do akomodojnë rreth 600 makina të dyja bashkë, por nuk mjaftojnë. Duhet ta merrni këtë gjë si një investim të rëndësishëm me kthim të shpejtë. Është një investim fitim prurës shumë i dobishëm. Bëni parkime me pagesë, do ju kthehet në mirësi të madhe. Ne po e bëjmë planin, do e lancojmë së shpejti,” shtoi Rama.


