“Artemis II apo një film i madh? Cako: Gjithçka u inskenua në Hollywood, paratë përfunduan në.......

Soft

“Artemis II apo një film i madh? Cako: Gjithçka u inskenua

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” Alfred Cako komentoi misionin e fundit të NASA-s në Hënë, Artemis 2.

Cako shprehu se si misioni Apollo 11 që ndodhi në vitin 1969, edhe ky i fundit ishte i xhiruar në Hollywood. Sipas tij 100 miliardë dollarët e shpenzuar nga NASA për misionin, kaluan për luftën në Iran, duke qenë se Kongresi Amerikan nuk ka pranuar të kalojë fonde shtesë për fushatën ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

“Misioni Artemis 2 për të qenë i ngjashme ose simetrik me misionin e 1969-ës mungonte vetëm presidenti Trump si Nixon me një telefon me zyra me tel, që iu thoshte atyre: ‘Alo, si ndiheni?’, po me telefon me tel. E dyta, Stanley Kubrick, e ka treguar para se të vdiste shumë qartë, që e gjitha është xhiruar në Hollywood.

E treta, këmba e parë që ka zbritur në hënë, është gjurma që është fotografuar dhe ndodhet ngado, që është Oldrich dhe nga ana tjetër janë kostumet e tyre të ruajtura në muze. Dhe duket dhe shputa e çizmes së Oldrichit, dhe ndryshon komplet nga forma e gjurmës që është në foto. Tjetër, është vendosur një flamur që lëkundet nga era, në Hënë nuk ka erë sepse hëna nuk ka atmosferë. Dhe qindra gënjeshtra të tjera pa fund.

Tani pse u bë Artemisi? U shpenzuan 100 miliardë dollarë, Trumpi kishte kërkuar para më parë për luftën, mirëpo këto nuk ja merrte dot kongresit, sepse kongresi është kundër luftës.

Dhe këto para kanë kaluar për mbrojtjen. Gjithnjë ë më shumë, po të testosh njerëz që besojnë te teoria e gjeocentrizmit dhe jo e heliocentrizmit, janë duke u shtuar vazhdimisht, kanë kaluar mbi 45%, në testimet që janë bërë në komunitete të shkolluarish. Duan të na thonë jemi në hapësire një aksident kozmik, i krijuar nga një Big Bang dhe rrotullohemi rreth vetes”, tha Alfred Cako.

ME TE LEXUARAT