Pse mungoi Berisha në foltoren para Kryeministrisë? Zbulohet arsyeja

Politikë

Pse mungoi Berisha në foltoren para Kryeministrisë? Zbulohet arsyeja

Foltorja e radhës e Partisë Demokratike u mbajt këtë të hënë para Kryeministrisë, por në sy ra mungesa e liderit të saj, Sali Berisha. Në vend të tij, tubimin e drejtoi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Ndërkohë, kujtojmë se mesditën e sotme, në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen sot në orën 19:00 në foltoren para Kryeministrisë.

“Jemi 4 ditë para bashkimit tonë të madh kundër korrupsionit, kundër mbrojtjes që i bën Edi Rama vjedhjeve, kundër bllokimit të integrimit europian.

Sonte takohemi në foltoren e radhës, ku qytetarët e demokratët kanë mundësinë të shprehen për shqetësimet që pengon censura.

Parlamenti i njerëzve, para Kryeministrisë”, thuhej në njoftimin e Berishës.

Ndërkohë, pavarësisht thirrjes publike për pjesëmarrje, vetë Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në tubim. Arsyet e mungesës së tij nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa mbetet e paqartë nëse lidhen me angazhime të tjera apo me çështje shëndetësore.

Foltorja vjen në prag të protestës kombëtare të paralajmëruar më 17 prill, ndërsa opozita e konsideron këtë periudhë si vendimtare në përballjen politike me qeverinë.

Gjithashtu, zhvillimet politike në Hungari kanë ndikuar në retorikën e opozitës shqiptare. Pas rezultatit të zgjedhjeve atje, ku kryeministri Viktor Orban u mposht nga rivali i tij Peter Magyar, përfaqësues të opozitës kanë shprehur bindjen se një ndryshim i ngjashëm mund të ndodhë edhe në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT