Kriza në Lindjen e Mesme, CNN: Nuk përjashtohet një takim i dytë Iran-SHBA

Zyrtarë të lartë në administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po diskutojnë detajet e një takimi të mundshëm me zyrtarët iranianë nëse do të krijohet mundësia, para se të skadojë armëpushimi.
CNN raportoi se një burim të përfshirë në negociata theksoi se nuk është e sigurt nëse një takim i tillë do të zhvillohet dhe se diskutimet janë ende në fazat paraprake.
Sipas burimit, zyrtarët po vlerësojnë datat dhe vendet e mundshme për bisedimet, nëse ato do të materializohen.
"Ne duhet të jemi të gatshëm të organizojmë diçka shpejt, nëse gjërat evoluojnë në atë drejtim", thuhej në burim.
CNN raportoi gjithashtu, duke cituar një burim rajonal, se Turqia po punon për të ndërmjetësuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.


