Të shtëna me armë në Mitrovicën e Jugut, plagoset 25-vjeçari! Në pranga dy të dyshuar
Lajmifundit
/
11 Shkurt 2026, 21:01
Kosovë&Rajon

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Mitrovicën e Jugut. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:26 në rrugën “UÇK”. Lidhur me këtë ngjarje ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar.
I plagosuri është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ka marrë plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.


