Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave! Autori zhduket pa lënë gjurmë

Kosovë&Rajon

Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave! Autori zhduket pa

Rasti i rëndë i të shtënave me armë zjarri që ndodhi pak më herët në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ka marrë përmasa edhe më tragjike. Bëhet me dije se pas konfirmimit të dy viktimave babë e bir në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve. 

Ndërkohë autori është shapllur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Gjithashtu autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.

Bëhet me dije se dy viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është identifikuar si Mefail Shkodra. Sipas mediave të Kosovës konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.

“Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr.”Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.

ME TE LEXUARAT