Ktheu stanin në Kashnjet në shtëpi bari, Prokuroria e Lezhës dërgon për gjykim vëllain e deputetit të PS

Politikë

Ktheu stanin në Kashnjet në shtëpi bari, Prokuroria e Lezhës

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS, Eduard Ndreca.

Ndreca sëbashku me dy të rinjve të tjerë Armel Nikdukaj, kunati i tij dhe Elvis Spellzaj janë dërguar për gjykim në lidhje me çështjen penale nr. 332 të vitit 2024, në lidhje me kultivimin e bimeve narkotike në zonen e Kashnjetit.

Ndaj 30-vjeçarit dhe dy të rinjve të tjerë Armel Nikdukaj dhe Elvis Spellzaj janë ngritur akuzat “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike"

Seanca paraprake gjyqësore do të zhvillohet në ditët në vijim nga gjyqtari i Lirim Bulica, i cili do të vendosë për kërkesën e prokurorisë. Sipas dosjes hetimore të prokurorisë 3 personat në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin përshtatur një stan për kultivimin e drogës, ku nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Ndërkohë vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, Armando Ndreca është proceduar dhe nga SPAK dhe ndodhet në paraburgim, si i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, në kuadër të operacioni “REVANSHI”.

Kjo nuk është hera e parë që familja Ndreca bëhet pjesë e aksioneve të bluve, tre vite më parë policia prangosi vjehrrin e Armando Nrecës, Ramiz Nikdukajn që u vu në pranga bashkë me dy persona të tjerë, Bashkim Kovaci dhe Altion Luli në një shtëpi bari në Koplik.

Njoftimi i plotë i policisë më 11 Prill 2024:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi 1”, në zbatim të planit të posaçëm operacional policor, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe një 32-vjeçar i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë. Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të zbatuar planin e posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Lezhë, me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Imazhi 1”. Gjatë operacionit, në pyjet e fshatit Kashnjet, u zbulua një ambient (stan) i përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. N., 27 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, të dy banues në Koplik.

Më tej, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe shtetasi A. N., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT