Përplasja me Spiropalin, flet Rama: 7 orë mbledhje, mediat bënë lajm ça i thashë unë njërit apo tjetrës

Politikë

Përplasja me Spiropalin, flet Rama: 7 orë mbledhje, mediat

Kryeministri Edi Rama iu referua sërish sot përplasjes që ai pati një javë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, me ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë socialiste në Baldushk, Rama tha se në 7 orë mbledhje të shtunën e kaluar ku u diskutua për punët dhe shqetësimet e qytetarëve, mediat pasqyruan vetëm debatin e tij me deputetët.

Edi Rama: Qëndruam në atë mbledhje nga ora 11 deri në 6 pasdite, faktikisht kemi qenë 7 orë mbledhje. Në ato 7 orë mbledhje dhe nga të gjitha ato diskutime bëmë, mediat, s’po flas këtu për portalet, pasqyrat dhe tenxherat e vogla, por po flas për mediat kombëtare, lajm kryesor bënë ça i thashë unë njërit, ça i thash tjetrës…ku populli e njerëzit e ku mediat dhe lajmi. Mirëpo, ky shembull që solla nuk ka ndonjë problem, por problemi është kur përhapen gjithëfarëlloj gjysmë të vërtetash që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.

Po më thoshte Xhemali (Qefalia) që këtu kanë shkuar mbi 100 e ca aplikime për paketën e maleve. Ky është interes i të gjithëve, se për një agroturizëm apo bujtinë, do të punësohen njerëz nga kjo zonë, është e lidhur me prodhimin në këtë zonë. Prandaj, ne duhet t’i diskutojmë këto me njëri-tjetrin.

ME TE LEXUARAT