Rama e sulmoi, Berisha e merr në mbrojtje: Prokurorja e Shkodrës dëshmoi se ishte njeri i ligjit

Politikë

Rama e sulmoi, Berisha e merr në mbrojtje: Prokurorja e Shkodrës

Shtëpizat e drurit të ngritura në zonën turistike të Thethit u bënë dhe “molla e sherrit” mes kryeministrit Edi rama dhe Prokurorisë së Shkodrës.

Rama akuzoi prokurën Elsa Gjeli se kishte arkivuar denoncimin e Policisë së Shkodrës për shtëpizat në Theth, ndërkohë që pas këtyre akuzave i menjëhershëm ishte reagimi i Prokurorisë së Shkodrës të cilët i dolën në mbrojtje koleges së tyre.

Prokuroria e Shkodrës theksoi se vendimi i prokurores Gjeli është bazuar në ligj pasi strukturat janë referuar nga Policia si kontejner të përkohshëm dhe pa themele, të vendosura jo mbi bazamente betoni. Prandaj për këtë arsye për ngritjen e tyre nuk kërkohej një leje ndërtimi.

Ndëkrohë, që në krah të prokurores Gjeli dhe Prokurorisë së Shkodrës së fundmi ka dalë edhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një deklarate për mediat, lideri i demokratëve tha se prokuroria ka zbatuar ligjin dhe Kushtetutën dhe i përgëzoi për qëndrimin dhe rezistencën e tyre ndaj kryeministrit Rama, të cilin e quan si “kreun e organizatës kriminale”.

“A jam unë këtu për të dhënë mendime për gjyqtarët dhe për këtë e atë? Nuk jam unë këtu për atë çështje.

Aty janë me dhjetëra gjyqtarë. Ja për shembull, unë lavdëroj shumë prokurorin e Shkodrës, që nuk e njoh, as me emër nuk e di kush është, por me komunikatën që kishte bërë dje, ai ose ajo, kishte dëshmuar se ishte njeri i ligjit dhe Kushtetutës. Unë gjykoj sipas aktit.

Akti i atij ose i asaj prokuroreje, ishte një akt dinjitoz i një zyrtari të shtetit, që i thoshte kreut të organizatës kriminale se nuk mund të dënohet kush, nuk mund të ndiqet kush pa fakt penal.

Kurse ky mafioz fliste me veten... dhe atë e ka për të hequr vëmendjen nga gjëma që i bëri Elbasanit. Kurse, kjo prokurore bëri një akt dinjitoz”, tha Berisha.

 

ME TE LEXUARAT