"Nuk kanë përmbushur detyrën"/ Rama nuk kursen as Durrësin, jep ultimatumin: Të shkarkohen të gjithë drejtorët

Politikë

"Nuk kanë përmbushur detyrën"/ Rama nuk kursen as

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, i nisur nga kryeministri Edi Rama në mbarë vendin, po shkakton tërmet në disa bashki.

Pas Vlorës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të tensionuar dhe me tone të ashpra edhe në Bashkitë e Fierit dhe të Durrësit. Kreu i qeverisë ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve që varen nga dy bashkitë, si dhe të drejtuesve të institucioneve që nuk kanë përmbushur detyrën. Në takimin me kryeministrin Rama ishin drejtues institucionesh, drejtorë rajonalë dhe deputetët e qarqeve përkatëse.

Fillimisht, Rama u ndal në Fier, ku sipas burimeve iu ka folur drejtorëve me tone të ashpra për zaptimin e hapësirave publike, pastërtinë e qytetit, që sipas tij, lë shumë për të dëshiruar, dhe mosrespektimin e qytetarëve. “Ata na kanë vlerësuar me votë, ndaj ky besim duhet përkthyer në respekt ndaj tyre”, ka thënë Rama para drejtorëve të Qarkut Fieri, që i dha 12 mandate deputetësh Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.

Sipas Tch largimi i drejtorëve do të bëhet në grup dhe në varësi të performancës së tyre në punë.

Ndryshimet në administratë i paralajmëroi vetë kryeministri, teksa ishte rrugës për në Fier, ku theksoi nevojën për energji të reja dhe qasje më efektive ndaj sfidave urbane.

ME TE LEXUARAT