“Trajtim çnjerëzor, sikur të ishte terrorist”/ Seanca gjyqësore e Ilir Metës, Berisha: Ish-Presidenti të lirohet

Politikë

“Trajtim çnjerëzor, sikur të ishte terrorist”/

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për media ku ka komentuar seancën gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Në deklaratën e tij, Berisha e ka cilësuar trajtimin e Metës si “çnjerëzor”, duke pretenduar se ndaj tij po ushtrohet një proces i padrejtë. Ai shtoi se ish-presidenti duhet të lirohet, duke e lidhur çështjen me atë që e konsideron si shkelje të të drejtave të tij gjatë procedurës gjyqësore.

Trajtimi çnjerëzor i kryetarit të PL, Ilir Meta, akt i hakmarrjes primitive të Edi Ramës.

Ish-presidenti i Republikës, ish-kryetari i parlamentit dhe ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, aktualisht kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Partisë së Lirisë, i burgosur politik, u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë provë e faktuar për një vepër penale të çdo natyre qoftë ajo.

Ky akt çnjerëzor brutal, i urdhëruar direkt nga Edi Rama, riktheu para shqiptarëve skenat e gjyqeve politike staliniste të Enver Hoxhës, babait shpirtëror të Edi Ramës, dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës.

Ky akt hakmarrës i verbër nuk është një qëndrim i rastit dhe as i izoluar ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, zotit Ilir Meta.

Gjatë këtyre 17 muajve në burg, si person nën hetim dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ndaj Ilir Metës, është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik periodik, madje edhe fizik.

Janë organizuar provokacione ndër më të ulëtat dhe më të rrezikshme.

I janë dhunuar të drejtat kushtetuese më elementare.

Partia Demokratike denoncon dhe dënon me forcën më të madhe arrestimin, paraburgimin, qëndrimet çnjerëzore në burg dhe në sallën e gjyqit, të urdhëruara direkt nga Edi Rama, bastardi i bllokmenëve hoxhistë ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.

PD i bën thirrje Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të ndërhyjë me urgjencë ndaj akteve të hakmarrjes primitive antikushtetuese ndaj Ilir Metës të Edi Ramës, armik i egër i pluralizmit politik dhe Ramaduro i parë dhe i vetëm në Europë”, tha ndër të tjera Berisha.

ME TE LEXUARAT