Firmoset marrëveshja 20-vjeçare për gazin, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të energjisë dhe forcimit të pavarësisë energjetike, bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe ndërveprim konkret me Greqinë fqinje.
Në marrëveshjen e firmosur sot për gazifikimin në rajon, ku ishte prezentë edhe ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, kreu i qeverisë në fjalën që mbajti theksoi se “marrëveshja e nënshkruar sot mes Shqipërisë, SHBA-së dhe Greqisë në fushën e energjisë do të forcojë sigurinë energjitike dhe kombëtare”.
“Dikur energjia ishte çështje për të mbajtur dritat sa më shumë e mundur të hapura. Jetojmë në një kohë kur një dekadë më parë gjysma e popullsisë paguante për gjysmën tjetër. E gjithë pasuria e krijuar nga sistemi ynë ishte e menaxhuar më shumë se keq. Një dekadë më parë energjia ishte në buzë falimenti, borxhi ishte 5% e produktit të brendshëm bruto. Sot është ndryshe, paraqet ambicien dhe sigurinë tonë, për vendin që zë në rajon dhe Evropë. Shqipëria ka zgjedhur të kaplojë në reformë të dhimbshme energjetike. Ndërkohë që ne investojmë e investojmë për të diversifikuar portofoloin tonë. Nga një vend që vareshim nga prodhimi i brendshëm në një vend që edhe eksportojmë energji. Partneriteti ynë me SHBA që mbështetet për siguri energjetike dhe rajon të begatë dhe të qëndrueshëm”, tha kryeministri mes të tjerash.
Më tej ai theksoi se Vlora do shndërrohej në pikë kritike për sigurinë energjetike në Shqipëri dhe se investimet do vijonin më tej.
“Sot vijmë nga veriu ku jo pak kohë më parë prezantuam prodhimin e energjisë nga era dhe jo vetë,. Pjesë e transformimit që ne e nisim nga Vlora. Sot po bëhet një forcë dhe një aset që nuk kemi mundur ta përdorim për shkak të mënyrës së gabuar të investimit të parave të shqiptarëve e që do shndërrohet në aset të vlefshëm që do i jap Shqipërisë një produkt për energjinë dhe shpërndarjen e saj. Angazhim i përbashkët gjeopolitik për qëndresën energjetike. Vlora do kthehet një pike kritike për energjinë në Evropën Juglindore”, vijoi kreu i ekzekutivit.
Rama falënderoi edhe ambasadoren amerikane në Greqi që ishte prezentë dhe për kontributin që kishte dhënë, duke bërë edhe batuta.
“I detyrohem mirënjohje ambasadores që na bën të mos ndihemi jetimë më sepse prej një kohe të gjatë nuk kemi ambasador këtu, por fal jush kemi një aleat shumë të fortë, edhe pse ka qëllim të shërbej në Greqi, është më shumë ambicioze edhe përtej kufirit grek. Faleminderit ambasadore që fal jush lidhjet me SHBA-të të dalin më në pah e të jenë më të forta mes nesh. Nuk mund të harrojë rëndësinë të asaj që përmendi ambasadorja, të të dy palëve, Shqipëri dhe Greqi për të forcuar lidhjen tonë të mëtejshme bashkëpunimin në shumë fusha, për rezistencën dhe prodhimin e energjisë. Partneriteti mes SHBA përçon mesazh të qartë, na bën pjesë të zgjidhjes së disa prej sfidave më të ngutshme të ditëve të sotme. Nevojë jetike për energji dhe demokraci, për të mos u mbështetur te aktorë që të ofrojnë energji dhe të të vënë në pozitë të vështirë për demokracinë dhe sigurinë”, tha ai.
Rama falënderoi edhe të dërguarën me punë në Shqipëri, Nancy van Horn për kontributin dhe përgëzoi ekipin që punoi për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe investimi.
“Dua të përgëzoj ekipin tonë për shpejtësinë e pazakonte të realizimit të saj, ka funksionuar. Falenderim edhe ekipit të ambasadës këtu, Nancyt, për mbështetjen edhe për faktin se nuk kanë ambasador këtu”, tha ai.


