Rinumërimi në Tiranë, Berisha e Rama me humbje! Agron Shehajt dhe Lulzim Bashës i janë “vjedhur” votat (REZULTATET paraprake)

Politikë

Rinumërimi në Tiranë, Berisha e Rama me humbje! Agron Shehajt dhe

Prej ditës së djeshme ka vijuar procesi i rinumërimit të votave të qarkut të Tiranës. Deri më tani nga hapja e 85 kutive të votimit, është dalluar se dy forcat politike më të mëdha në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, janë favorizuar në numër votash.

Deri më tani nga rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), rezulton se aleancës Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i janë shtuar padrejtësisht 19 vota, ndërsa Partisë Socialiste 42 vota.

Përsa i përket partive të vogla, Partia Mundësia e Agron Shehaj ka fituar nga rinumërimi 3 vota, ndërsa Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka fituar 5 vota.

Përfituese në procesin e parë të numërimit ka qenë dhe Partia Socialdemokrate nën drejtimin e Tom Doshit, teksa gjatë rinumërimit 7 vota kanë rezultuar të marra padrejtësisht.

 

ME TE LEXUARAT