Shoferi i dehur i mori jetën dy fëmijëve në Durrës, Berisha në Kuvend: Terrorist i votave, duhej të ishte arrestuar

Politikë

Shoferi i dehur i mori jetën dy fëmijëve në Durrës,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër në Kuvend lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, duke e cilësuar drejtuesin e mjetit si “terrorist të votave”.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se shoferi i dehur që shkaktoi ngjarjen ishte, sipas tij, “një patronazhist i poshtër” dhe një person që duhej të ishte arrestuar shumë herë më parë.

Ai akuzoi qeverinë dhe policinë për mosveprim ndaj personave që i cilësoi si “të fortë të lidhur me pushtetin”, duke pretenduar se ata nuk ndëshkohen pavarësisht sjelljeve të tyre problematike.

Berisha kritikoi gjithashtu reformën në drejtësi dhe mazhorancën, duke e cilësuar qëndrimin e tyre si hipokrit dhe përgjegjës për situatën e sigurisë në vend.

ME TE LEXUARAT